Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë
29 Korrik 2025, 23:18 / SPORT

Egnatia ndodhet vetëm 90 minuta larg nga ajo që do të ishte suksesi më i madh në historinë e saj të re europiane.
Me një fitore 2-0 ndaj Dinamo Minsk në ndeshjen e parë në Bjellorusi, rrogozhinasit kanë marrë një avantazh të artë për të siguruar kalimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Së fundmi skuadra e Tetovës, ka zbuluar edhe kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin e tretë, në rast të finalizimit me sukses të kualifikimit.
Bëhet fjalë për sllovenët e Olimpja Ljubljanës, që eliminuan në turin e dytë skuadrën nga Andorra, Inter Escaldes.
Në duelin e parë Olimpja Ljubjana triumfoi në shtëpi me rezultatin 4 -2, ndërkohë që dueli i kthimit i zhvilluar mbrëmjen e sotme përfundoi me shifrat 1 me 1.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

