"Si do më trajtonit nëse do ju kërkoja një favor?" Përgjigjja e kandidates për kreun e SPAK shkakton të qeshura: Kafen nuk ta ofroj!

11 Dhjetor 2025, 12:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Si do më trajtonit nëse do ju kërkoja një favor?"

Kandidatja për drejtuese të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Doloreza Musabelliu mori disa pyetje nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Njëra prej tyre, Arta Mandro e pyeti sesi do ta trajtonte nëse ajo i shkonte në zyrë për një çështje personale të saj.

Përgjigja e Musabelliut duke pyetur se “favorin do ta kërkoni apo jo kundrejt shpërblimit”, fillimisht shkaktoi të qeshura, por më pas ajo sqaroi se e bëri këtë pyetje për të përcaktuar nëse ka apo jo vepër penale.

“Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej”, sqaroi Musabelliu.

Arta Mandro: Nëse unë do të vija tek ju dhe do kërkoja favore që lidhen me mua, për çështje që unë jam e implikuar dhe kam status të veçantë si do më trajtonit mua?

Doloreza Musabelliu: Favorin do te kërkonit kundrejt shpërblimit apo jo? Sepse ka rëndësi për kualifikimin, ka vepër apo jo

Doloreza Musabelliu:  Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej.

Arta Mandro: Kafe nuk do më ofronit besoj, apo kakao?

Doloreza Musabelliu: Kafe jo nuk të ofroj

 

Po ndodh...

ide