Droga në shitje te Komuna e Parisit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas

11 Dhjetor 2025, 13:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Droga në shitje te Komuna e Parisit, arrestohen në flagrancë 2

Dy të rinj janë arrestuar tek Komuna e Parisit në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë duke shitur drogë.

Njoftimi

Kapen  në flagrancë me një sasi kokaine , si rezultat i operacionit policor “Target”,shtetasit A.V., dhe E.DH, 33 vjec të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u arrestuan  në zonën e Komunës së Parisit, me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilën dyshohet se do ta shisnin në lokalet e kësaj zone.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Target”.   

Po ndodh...

ide