KLP mblidhet të marrë vendimin, Braho përjashton Policinë e Shtetit: S’do të kemi nevojë për ta, kemi strukturën tonë

Kandidati për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho prezantoi këtë të enjte përballë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorëve karrierën e tij shumëvjeçare në sistemin e drejtësisë, synimet e tij si dhe veprimet konkrete që do të merren sa i përket përmirësimit të punës në SPAK.
Gjatë diskutimeve, Braho u ndal veçanërisht te problematika e referimeve, një çështje e ngritur më herët edhe nga drejtuesi aktual i SPAK.
Ai u shpreh se situata e deritanishme, ku një pjesë e madhe e çështjeve janë bazuar te denoncimet publike, është e njohur dhe sipas tij, SPAK po forcon kapacitetet e brendshme hetimore dhe me rritjen e numrit të hetuesve situata do të ndryshojë rrënjësisht.
Braho “paralajmëroi” kështu se institucioni është drejt një faze të re, ku hetimet do të mbështeten kryesisht në informacionet që Struktura e Posaçme prodhon vetë, duke eliminuar nevojën për referimet nga Policia e Shtetit.
Erion Fejzulla: Drejtuesi aktual ka shprehur shqetësimin se numri i referimeve nga ligjzbatuesit është i ulët dhe puna e SPAK është bazuar te denoncime publike!
Klodjan Braho: Patjetër bie dakord me këtë konstatim. Ne kemi të gjitha mundësitë, kapacitetet duke pasur parasysh numri ne hetuesve që do rekrutohen do vijë një ditë që nuk do kemi fare nevojë për referime nga Policia e Shtetit. Ne do bëjmë hetimet bazuar me informacionet tona.
Pas përfundimit të fjalës së Brahos, anëtarët e KLP-së së bashku me ndërkombëtarët të cilët kanë qenë në sallë që prej mëngjesit të kësaj të enjte duke ndjekur nga afër prezantimet e secilit prej kandidatëve u tërhoqën për të diskutuar. Vendimi se kush do të jetë kreu i ri i SPAK pritet që të bëhet me dije në orët në vijim!
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

