TRENDING

Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme, të alternuara me vranësira mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri të vendit.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–jugperëndim, me shpejtësi mesatare prej 7 metrash në sekondë.

Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësinë deri në 12 metra në sekondë.

 

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

 

receta Alfa

Po ndodh...

Extra

fjalëkryq

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128

made in alfa