Mori para dhe peshq për një vend pune/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-zv.ministren Rovena Voda

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e paraqitur nga ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit (GJKKO) që e dënoi me 10 muaj burg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Vendimi u mor në Dhomë Këshillimi, ku trupa gjykuese vendosi mospranimin e rekursit, duke konfirmuar fajësinë e ish-zyrtares së lartë. Përveç dënimit me burg, Gjykata la në fuqi edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Sipas SPAK, Voda ka pranuar vlera monetare për të ndikuar në punësimin e Florinda Beut në ministri. Referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme, mes Vodës, Beut dhe Majlinda Hasanit janë realizuar tre takime në shkurt-mars 2020 në Ministrinë e Brendshme dhe në Durrës.
Ato janë përgjuar teksa flasin për dhënien e një zarfi me 1 mijë euro Vodës dhe janë filmuar në një bar në Durrës, teksa i japin zv.ministres një aparat celular. Lidhur me episodin e tretë, SPAK thotë se Voda ka shkuar në port me automjetin e Ministrisë së Brendshme që mbante si zyrtare e lartë dhe shoferin e saj për të marrë një arkë me peshk.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
