EMRI/ Zgjidhet gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do shqyrtojë ankimimin e Ballukut

11 Dhjetor 2025, 15:01 / POLITIKË ALFA PRESS

EMRI/ Zgjidhet gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do

Është caktuar gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, e cila do të shqyrtojë ankimimin e Belinda Ballukut dhe dy vartësve të saj, Erald Elezi e Gentian Gjyli, për heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj tyre me vendim të GJKKO.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtarja Miliana Muça.

Gara për drejtimin e SPAK, Prokurori Braho tregon pikën e tij të fortë dhe të dobët!

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça.

 

Po ndodh...

ide