“Anglishtja amerikane” kundër “anglishtes britanike”, Google ndez debat me emrin e sistemit të ri

7 Dhjetor 2025, 17:26 / TRENDING ALFA PRESS

“Anglishtja amerikane” kundër “anglishtes

Google ka hapur një diskutim të pazakontë mes përdoruesve, pas zbulimit të një projekti të ri me emrin e koduar “Aluminium” (ALOS) dhe jo Aluminum, siç pritet zakonisht nga një kompani amerikane.

Sipas një drejtuesi të Google, gjiganti teknologjik po punon për një sistem operativ të ri dhe të unifikuar, që do të bashkojë Android dhe ChromeOS “në një trup të vetëm”.

Qëllimi është krijimi i një platforme të vetme, të bazuar në Android, e optimizuar si për kompjuterë ashtu edhe për telefona, e cila në plan afatgjatë do të zëvendësojë ChromeOS dhe do të konkurrojë drejtpërdrejt me Windows dhe macOS.

Pjesë kyçe e këtij sistemi të ri do të jetë edhe Gemini, modeli i inteligjencës artificiale i Google, i cili këtë herë do të integrohet në thelbin e sistemit operativ dhe jo thjesht si aplikacion i veçantë.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e komunitetit është zgjedhja e fjalës “Aluminium”, forma britanike e fjalës duke nxitur reagime sidomos nga përdoruesit amerikanë.

“Pse Aluminium? Nuk më hyn dot në vesh”, u ankua një YouTuber amerikan, ndërsa përdorues britanikë iu përgjigjën me humor: “Këto janë anglishtet e sakta”.

Arsyeja më e mundshme lidhet me faktin që platforma me burim të hapur pas Chrome quhet Chromium, dhe Google duket se po ndjek të njëjtën logjikë emërtimi.

Për më tepër, edhe pse kompania ka selinë në SHBA, duket se ka zgjedhur një terminologji me nuanca më ndërkombëtare e shkencore, për të theksuar ambicien globale të sistemit të ri.

Po ndodh...

ide