Miri tregon prapaskenat me Luizin, bën deklaratën e fortë: Brikenën e bëri lider produksioni!

2 Mars 2026, 23:58 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Miri tregon prapaskenat me Luizin, bën deklaratën e fortë:

Miri ka ngritur dyshime mbi mënyrën si u zgjodh lideri i shtëpisë në “Big Brother VIP”, duke deklaruar se procesi nuk u vendos nga votat e banorëve.

Gjatë një bisede me Juelën, ai ka pohuar se Brikena mori rolin e lideres me ndërhyrje të produksionit, pasi sipas tij nuk siguronte mbështetjen e nevojshme brenda shtëpisë. Ai ka theksuar se vendimi nuk pasqyroi vullnetin e banorëve.

Juela ka përforcuar pretendimin duke përmendur një situatë që, sipas saj, nuk kishte ndodhur më parë. Ajo ka kujtuar një moment kur stafi i produksionit hyri në shtëpi për pastrim, duke e lidhur këtë ndërhyrje me kohën kur Brikena mbante rolin e lideres.

Biseda mes tyre u ndërpre nga një paralajmërim për mikrofonin, ndërkohë që diskutimi po prekte drejtpërdrejt mënyrën e funksionimit të produksionit.

Në një tjetër diskutim me banorët, Miri ka folur edhe për një situatë ku përfshihej Luiz Ejlli. Ai ka treguar se banorët morën udhëzime për të kryer një veprim të caktuar, por më pas, sipas tij, u penalizuan në lojë. Miri ka shtuar se pas këtij momenti, disa prej banorëve u larguan nga grupi i tyre, duke e konsideruar këtë si pasojë të drejtpërdrejtë të situatës.

“Ne na thanë bëni këtë gjë: erdhi Luizi na tha bëni këtë gjë. Na tha produksioni bëni këtë gjë, e bëmë ne këtë gjë, prap na hodhën poshtë, prap na ikën 3 veta, se ndejtën me ne, jo mo lal!” – ka deklaruar Miri, duke lënë të kuptohet se ndjekja e skenarit të sugjeruar i ka penalizuar rëndë në lojë.

Deklaratat e tij kanë hapur debat brenda shtëpisë mbi transparencën e vendimmarrjeve dhe rolin e produksionit në rrjedhën e lojës.

Po ndodh...

ide