"I paaftë në strategji, me gjuhën e para 35 viteve!"/ Baton Haxhiu: Me kaq probleme sa ka PS, vetëm Berisha mund ta mbajë në pushtet

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e quajti "një katastrofë" sulmin e militantëve të PD-së ndaj ish vilës së Enver Hoxhës, që sot shërben si një qendër arti.
Haxhiu tha se PD ka mungesë vizioni në lidership dhe se gjuha e Berishës është e 35 vjet e vjetër.
Analisti deklaroi se PS-në, me gjithë problemet që ka, sot e mban në pushtet pikërisht Sali Berisha, pasi kështu mban edhe veten.
"Kulturalisht është një katastrofë, anti historike. Por mendoj se dhuna mbi kujtesën është dhunë e frikacakëve. Ata që ose nuk kanë qenë gjallë fare, ose nuk kanë marrë pjesë në rrëzimin e momenteve të caktuara, të diktaturave komuniste. Një prej këtyre njerëzve që duhet të ishte i pari kundër, duhet të ishte kryetari i Partisë Demokratike, pasi e ka prekur momentin e largimit të dhunës që në 1990.
Po e shikoni diskursin që përdor doktori, janë po aq, 35 vite të vjetra. “Do të shkruhet me shkronja të arta”. "Ky është momenti historik”. “Historia e rrëzimit”. Ajo që përmend doktori nuk ekziston. Ajo që ekziston në gjuhën e tij, është diskursi që i pëlqen vetëm pushtetit.
Mund të them, duhet të jesh shumë i paaftë në strategjinë e lidershipit dhe në paqartësi strategjike, si opozitë, që të mbash pushtetin në këtë mënyrë.
Duke mbajtur pushtetin, ai mban edhe veten. Ajo që sot quhet protestë e opozitës, është dhunë ndaj vetëvetes, krijon imazhin e keq për veten. Nuk ka pozicion strategjik, është vuajtje e pushtetit opozitar dhe liderit të opozitës, i cili ende nuk e ka kuptuar se nuk ndërtohet masa kritike kështu, rrëfimi për masivizimin e protestës dhe aq më keq, që dëshiron ta krijojë atë farë mozaiku të çuditshëm shqiptar, hajde të gjuajmë bomba dhe të shkruhet në Reuters dhe të përcillet te ne sikur kanë shkruar të gjithë mediat e botës. Kjo propagandë nuk ka më kuptimin e viteve '90. Jemi larg realitetit se si bëhet piar i një strategjie.
PS është në vitin e 14, me kaq ndryshime të njerëzve, me kaq probleme që ka, vetëm një parti si PD mund ta mbajë në pushtet. Është për të ardhur keq, se PS me këto gabime që bën, me mbet' në pushtet, këta i ruajt Zoti.
I kanë vendosur hekurat dhe mbajën një përmendore të gjallë. Këta janë mburojë e Kryeministrisë. S'kanë as diskurs, as gjuhë, as strategji, asgjë", tha ndër të tjera Haxhiu.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128