Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës

27 Shkurt 2026, 16:46 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës

Edhe pse vëmendja e shqiptarëve është përqendruar vazhdimisht te qasja e SHBA-së dhe Britanisë ndaj politikës shqiptare, Gjermania – më pak e zëshme, por më e prerë në vendimmarrje – ka pasur një rol të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Ajo ka mbajtur qëndrime të qarta si ndaj Edi Ramës, ashtu edhe ndaj Sali Berishës.

Për të parin, që nga dosja “Xibraka” ekziston një hetim i zhvilluar edhe nga autoritetet gjermane, dokumentacioni i të cilit ndodhet në Gjermani. Për të dytin, marrëdhëniet me segmente të rëndësishme të politikës gjermane janë të ftohta prej vitit 2012, kur ishte ende kryeministër.

Gjuha e Ramës ndaj Gjermanisë

Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj gjermanisë, duke e akuzuar se po përdor SPAK për ta goditur qeverinë e tij. Në përpjekje për të mbrojtur me çdo kusht Ballukun, po sheh kudo grupe armiqësore. Por Rama e di mirë se gjermania ka shumë dosje mbi tavoëinë, nga Xibraka tek përgjimet e sky ECC dhe Ecrochat. Por nië ditë më parë, Rama ka qënë ndoshta më i ashpër se asnjëherë në qëndrimet ndaj gjermaneve. Sipas burimeve në mbledhje dhe spas disa mediave Rama ka thëne se:

"Gjermanët po ndërhyjnë në dosjet e SPAK, duke përfshirë dosjen e AKSHI-t dhe tenderin e Porto Romanos, ku janë skualifikuar kompani me reputacion ndërkombëtar. Po shfrytëzojnë dobësitë tona për të na penguar”.
Pra Gjermania përdor influencën e saj në SPAK dhe kanalet diplomatike, për të goditur qeverinë e tij.
Gjermania ka influencuar disa media ndërkombëtare për të goditur qeverinë, veçanërisht për rastet e dosjes Balluku dhe AKSHI-t.

Ata që kanë ndjekur historinë politike të Ramës, nuk janë surprizuar nga kjo qasje konfrontuese në momente presioni ndërkombëtar.

Vetë pak kohe më parë, ministri i jashtëm gjerman u takua vetëm me Spiropalin dhe SPAK në Tiranë. Një mesazh i fortë për Ramën dhe Berishën.

Rasti “Xibraka”

Operacioni “Xibraka” është një nga aksionet më spektakolare të autoriteteve gjermane në territorin e një vendi tjetër. Forcat speciale gjermane erdhën, neutralizuan shumë elementë në polici, konfiskuan telefonat dhe i çuan në vendin e krimit. Dosja e plotë e këtij rasti gjendet në Gjermani dhe i qëndron si “çekan” mbi kokën Ramës, i cili mundohet në të gjitha mënyrat ta mbyll, duke udhëtuar edhe nëpër fshatra të Gjermanisë, por pa sukses.

Gjermania, prej kohësh, ka vendosur 15 kushte në tryezën e Ramës për rrugën drejt Evropës, kushte që jo vetëm nuk janë përmbushur, por disa edhe janë edhe përkeqësuar.

15 kushtet e Bundestagut

Në vitin 2019, Bundestagu gjerman vendosi hapjen me kushte të negociatave për Shqipërinë, duke përcaktuar 15 kërkesa që duhej të përmbusheshin përpara avancimit të mëtejshëm në procesin e integrimit. Këto përfshijnë:

Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Funksionimin e Gjykatës së Lartë.
Zbatimin e reformës në drejtësi.
Përfundimin e procesit të vettingut.
Luftë efektive kundër korrupsionit në nivele të larta.
Luftë efektive kundër krimit të organizuar.
Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Hetim dhe ndëshkim të krimeve zgjedhore.
Garantim të lirisë së medias.
Reformë në administratën publike.
Zgjidhje të çështjeve të pronësisë.
Luftë kundër pastrimit të parave.
Masa kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Transparencë në financimin e partive politike.
Progres të matshëm dhe të qëndrueshëm në të gjitha këto fusha.

Vendimi i Bundestagut është dokument zyrtar dhe ka qenë kusht për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Gjermania ka pasur rol përcaktues në këtë proces, për shkak të peshës së saj politike në Bashkimin Europian.

Edi Rama e di se nuk është Franca apo Holanda, por Gjermania ajo që vendos për Shqipërinë në BE dhe për marrëdhëniet e vendit me Bashkimin Europian.

Qëndrimi ndaj Berishës

Deklarata e Kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian David McAllister, eurodeputet gjerman dhe figurë e rëndësishme e CDU, se nuk takohemi me Berishën tronditi edhe njëherë PD, të izoluar nga amerikanët dhe britanikët.

Refuzimi i gjermanëve ndaj Berishës nisi prej vitit 2012, kur ishte Kryeministër. Por me Bashën në krye të PD-së kjo nuk vihej re, pasi marrëdhëniet mes tyre ishin të ngushta.

Gjatë luftës civile që Berisha nisi në PD, për të shmangur gjakderdhjen e cila u pa se ishte jo e larget pas sulmit të Berishës mbi PD që tronditi gjithë botën dhe të bindur se Berisha do t’i humbiste zgjedhjet, gjermanët i dhanë një mundësi, por me kushtin se do të largohej nga drejtimi PD. Këtë garanci gjermanët e kishin marrë edhe nga disa nga bashkëpunëtorët e Berishës, si Tabaku, Bardhi, Këllici etj.

Por kjo garanci u ishte dhenë nga Berisha dhe disa prej deputetëve gjerman të cilët dhe pse publikisht kërkonin largimin e Berishës i dhanë një shans për tu larguat “pa luftë”.

Por kjo nuk ndodhi. Berisha po bën gjithçka për ta mbajtur në kthetra PD dhe pse ajo çdo ditë bëhet më e vogël dhe e parëndësishme.

Për këtë, jo vetëm që David McAllister refuzoi të takonte Berishën, por madje nuk u ftua as në kongresin e CDU-së që u mbajt në shkurt.

Të frustruar dhe nga drejtësia që vazhdon ta mbaj peng në gjykatën e lartë vulën e PD, duke shënuar një precedent të rrezikshëm për vendin e zhytur në krim dhe korrupsion, gjermanët kanë nisur të reagojnë kundër Ramës dhe Berishës në bllok.

Ndërsa amerikanët i kanë futur në listën e zezë Ramën dhe Berishën, gjermanët po i tregojnë hapur me gisht dhe në Europë, si problemin e madh të Shqipërisë./Alfapress.al

Po ndodh...

ide