Nga “Rogner” te sheshi “Skënderbej”, mbushet edhe sheshi i Piramidës, rekord pjesëmarrje në protestë

20 Qershor 2026, 20:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga “Rogner” te sheshi “Skënderbej”, mbushet edhe

Siç nuk është parë ndonjëherë, shqiptarët nga të gjitha trevat, janë bërë bashkë dhe protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët shihen nga fundi i Rogner deri te sheshi “Skënderbej”. Një protestë madhështore me një pjesëmarrje historike, me thirrjet “Shqipëri e Re”.

Një protestues u tërhoq zvarrë përpara policë që nuk ndërhyri për ta mbrojtur. Tre javë më parë u bë më e qartë se shteti është kapur nga më i forti. 3 javë më parë  u bë e qartë se përballë një pushteti që mbahet prej krimit të organizuar, oligarkisë, ne kemi vetëm njëri-tjetrin. Në 21 ditë kemi parë sa bukur është të jemi bashkë, të shohim se nuk jemi të gjithë hajdutë , kriminelë dhe të themi se duam një Shqipëri të re. Për të gjitha ata që kanë ardhur nga Diaspora, shoh fytyrën e tim vëllai, e kushërinjve të mi të larguar që ky pushtet i detyroi të marrin rrugën me gomone e kamion. I themi sistemit të drejtësisë heto Edi Ramën…Duam hetime…”, tha një protestuese.

Po ndodh...

ide