Ironia e protestueses: Nuk duam Ballukun pa baluke, Berisha të futet në poturet e Ramës! Zegjineja të mësojë abetaren

20 Qershor 2026, 21:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Ironia e protestueses: Nuk duam Ballukun pa baluke, Berisha të futet

Një protestuese bëri ironi me kryeministrin Edi Rama, ish vartësen e tij, Belinda Balluku, deputeten Zegjine Çaushi dhe kreun e PD Sali Berishën.

Ajo tha se Zegjineja duhet të mësojë abetaren, ndërsa lideri opozitar Sali Berisha duhet të “futet” tek poturet e kryeministrit Rama.

“Nuk duam Ramën me poture, Balluken pa baluke. Duam që Zegjineja të bëjë në shkollë abetaren. Duam Lulin që të bëjë matematikën. Duam Berishën të futet në poturet e Ramës.

Nuk duam një Shqipëri që ta shikojnë vetëm për lekët, por kur të vijmë të na thonë mirëserdhët në shtëpi. Duam revolucion. Rama në burg, Berisha në burg.”, tha ajo.

Po ndodh...

ide