Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë

Është arrestuar autori i vrasjes së Egli Pashollarit. Gazetarja Xhensila Kodra tha për News24 se autori i dyshuar i vrasjes Gazment Buçpapa u arrestua në Tropojë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhur në në zonën e ish-Parkut në Tiranë ku viktimë mbeti 31-vjeçari Pashollari më 20 shkurt.
Finalizohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, operacioni i koduar “Distanca”.
Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të shtetasit E. P.
Autori, shtetasi G. B. u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.
Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.
Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128