Kush është Lepuri i Surrelit?

Brenda vetëm 24 orëve, Partia e Berishës dhe ajo e Edi Ramës arritën sërish të ekspozohen në formën më të shëmtuar, duke treguar një sinkronizim të frikshëm në hipokrizi, mashtrim dhe klientelizëm.
Episodi i parë ka protagonist Gazment Bardhin, i cili shpërtheu publikisht ndaj Grida Dumës, duke e akuzuar për shpifje. Pse?
Sepse në emisionin e saj, përmes deklaratave të Myslim Murrizit, u tha e vërteta e thjeshtë: amendamenti i Bardhit parashikonte një amnisti fiskale nga e cila Bankers Petroleum përfitonte drejtpërdrejt.
Bardhi u hodh me vrull si lepur veshgjatë dhe publikoi foton e propozimit të tij, sulmoi Dumën dhe veshi kostumin e viktimës.
Por ja ku qëndron hileja që nuk e tregon Gazi:
Në versionin fillestar, dy javë më parë, amendamenti i tij nuk i përjashtonte kompanitë e hidrokarbureve. Zero përjashtim.
Vetëm pasi Lym Murrizi e denoncoi publikisht, Bardhi si një lepur që e trembin dritat, u hodh me nxitim ta modifikonte tekstin dhe t’i përjashtonte me ngut e padëshirë kompanitë e naftës.
Por loja e tij nuk mbaron këtu:
Po kompanitë e tjera, përfitojnë ato Gazi?
Për shembull Kurum SH.A., një kompani me histori të gjatë problemesh fiskale, gjyqësore dhe mjedisore?
Përgjigjja është: PO.
Madje versioni aktual i amendamentit të Bardhit duket si i qepur me dorë për Kurumin.
Një rastësi e shëmtuar për një kompani me të cilën Bardhi njësoj si Berisha ka pasur lidhje, raporte lobimi korruptiv e interesa politik.
Kjo e kthen pyetjen e Gridës në një shuplakë direkte për faqet e lepurushit Gaz:
Si ka mundësi që opozita që akuzon Ramën për “paqen fiskale” si përkrahje korruptive me bizneset e PS-së… të jetë vetë e para që propozon falje të tjera për kompanitë klienteliste të Ramës?! Apo te Kurumi ha dhe PS dhe PD?!
E gjithë kjo është një operetë e mjerë, një teatër lepujsh politikë, që ditën bëjnë moral, kurse natën mesa duket flenë në Surrel.
Akti i dytë: Teatri i PD me Avokatin e Popullit
Nuk mbaron këtu.
Komedia vazhdon me firmat për Avokatin e Popullit.
Pasi nënshkruan për Endri Shabanin, 30 e ca deputetë të PD-së , nga Agron Gjekmarkaj, tek Flamur Noka, Tabaku, Zhupa, Bylykbashi, Balliu e të tjerë, papritur vendosën të tërhiqnin firmat.
Qesharakë.Absurdë. Në kufijtë e estradës politike.
Flamur Noka, njeriu që dikur e quante Shabanin “doktorin e Sorosit nga Oksfordi”, papritur e firmosi si Avokat të Popullit. Pastaj, pasi e bëri turpin lemsh, gjeti fajtor PS-në për… firmat e veta!
Dhe Oerd Bylykbashi, që u mburr para pak ditësh se s’kishte qenë në rrëzimin e bustit të Enverit në ’90, por kishte qenë në “rrëzimin e bustit të Lulzim Bashës” më 8Janar, harroi të firmoste Besim Ndregjonin si njeri i shtresës së antikomunizmit dhe firmosi Endri Shabanin.
Oerd, ti je aq lepur, sa jo vetëm s’do kishe guxuar kurrë të dilje kundër Enverit, por sot ndihmon në ngritjen e bustit të Berishës :vazhdimësia më e pastër e mentalitetit të vjetër Hoxhist!
Pa një bust te këmbët e të cilit të mbështesni kokën, lepuj si puna jote nuk frymojnë dot politiksiht.
Akti i tretë: Pasardhësi i Altin Dumanit në SPAK
Skena e tretë është edhe shuplaka më e fortë për Ramën dhe Berishën.
E gjithë administrata amerikane, nga sekretari i shtetit Marco Rubio, te Ambasada në Tiranë shprehu publikisht vlerësimet më të larta për Altin Dumanin.
Administrata Trump e përgëzoi, e takoi dhe e mbështeti hapur.
Altin Dumani që arrestoi Berishën, që nxori Ilir Metën “si lepur nga veshët” dhe e futi në kafaz, sot duartrokitet nga amerikanët.
Dhe Berisha, që dikur e quante “Altinin Troplinin e Sorosit”, “bastardin e partisë” dhe “altinin me pantallona të Kimetes”, sot hesht si lepur i trembur.
Përse Sali Lepuri nuk i sqaron demokratët, përse Administrata anti -soros e Trump po përkrah kaq fortë Altin Dumanin?
Po ashtu Edi Rama, që brohoriste si lepur i ngazëllyer se “amerikanët u larguan nga SPAK”, sot e ka gojën mbyllur, teksa e gjithë trupa diplomatike amerikane ndodhet në KLP për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut.
Me sa duket Lepujt qenkan shumë.
Të gjithë kanë frikë nga drejtësia, të gjithë kanë interesa të përbashkëta financiare, dhe të gjithë natën shtrihen në të njëjtin zgavërr politike : Në Surrel, bashkë me Edi Ramën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
