Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

Trafikimi i një sasie të konsiderueshme droge u parandalua nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve në Igumenicë, duke arrestuar një shtetas grek mëngjesin e sotëm, kundër të cilit u ngrit një dosje penale për trafikim dhe transportim droge.
Konkretisht, lidhur me kronologjinë e rastit, oficerët e policisë lokalizuan në zonën e Sajadhës, pranë kufirit greko-shqiptar, si pjesë e kontrolleve të synuara, një makinë private në pronësi të një kompanie qira-dhënieje automjetesh, e drejtuar nga 18 vjeçari grek.
Gjatë kontrollit të mëvonshëm të policisë, në ndarjen e bagazheve dhe në sediljet e pasme të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan tre çanta, të cilat përmbanin gjithsej 55 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 60 kg e 565 gramë.
Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 835 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128