Shapkat me kunguj të njomë

10 Mars 2026, 10:07 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Shapkat me kunguj të njomë

Përbërësit:

4 kunguj mesatarë
3 vezë
1 filxhan kos
1 filxhan miell misri
2 lgj miell gruri
250 gr djathë i bardhë
1 thelpi hudhër i grirë (opsionale)
Kripë, piper i zi
Pak kopër ose majdanoz i freskët
Pak miell misri për sipër

Përgatitja:

Grini kungujt në rende dhe shtrydhini pak me dorë që të hiqet uji i tepërt. Në një tas të madh rrihni vezët me kosin. Shtoni kungujt e grirë, hudhrën, kripën, piperin dhe erëzat. Hidhni miellin e misrit dhe miellin e grurit derisa të krijohet një masë jo shumë e trashë, por që mban formë. Hidheni masën në një tavë të lyer me vaj ulliri, nivelojeni mirë, spërkateni me pak miell misri dhe vendoseni në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Receta nga Zonja Albana

 

 

Po ndodh...

ide