PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka

16 Mars 2026, 19:15 / POLITIKË ALFA PRESS

PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ndryshe nga herët e tjera, nuk ka qenë prezent në foltoren e organizuar këtë të hënë para Kryeministrisë.

Berisha, i cili ka qenë folësi kryesor prej nisjes së serive të foltoreve ka munguar për shkak të pjesëmarrjes në një iftar në qytetin e Kavajës.

Në vend të tij, folësi i fundit i foltores ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ndërsa prezentë ishin edhe nënkryetarët e PD, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj mes figurash të tjera të opozitës.

Partia Demokratike ka nisur serinë e foltoreve që mbahen çdo të hënë para Kryeministrisë prej muajsh tashmë, ndërsa nuk kanë munguar as protestat kombëtare, me të radhës që do të zhvillohet në 22 mars.

Po ndodh...

ide