Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj në KLP: Veprimtaria ime do të fokusohet në tri shtylla

11 Dhjetor 2025, 13:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kandidati i tretë në garën për drejtimin e SPAK, Gjokaj

Elvin Gokaj, kandidati i tretë për të marrë drejtimin e SPAK, ka nisur intervistimin para anëtarëve të KLP, me prani të ndërkombëtarëve.

Prokurori i posaçëm e nisi prezantimin me profilin e tij dhe karrierën në sistemin e drejtësisë si dhe çështjet që ka hetuar.

Veprimtaria ime do fokusohet në luftën kundër krimit, përmirësimin e strukturës dhe shtim kapaciteti njerëzor, forcim i marrëdhënies dhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët dhe forcimi i besimit te publiku. Drejtimi i ri i SPAK do të nisë me analizë, që do të ndihmojë në hartimin e një strategjie zhvillimi për tre vitet e ardhshme”, tha ai ndër të tjera teksa prezantoi platformën e tij.

 

Po ndodh...

ide