PD për Avokatin e Popullit/ Berisha: Endri Shabani ja dhamë firmat se mbështeti Florian Binajn, po pastaj zbuluam se është i Ramës!

11 Dhjetor 2025, 14:05 / POLITIKË ALFA PRESS

PD për Avokatin e Popullit/ Berisha: Endri Shabani ja dhamë firmat se

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, me një reagim të çoroditur jashtë ambienteve të Kuvendit për mediat, zbuloi arsyen se pse PD tërhoqi firmat për kandidaturën e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit.

Berisha tha se Shabani i mori votat nga opozita në periudhën kur ai mbështeti kandidatin e pavarur Florjan Binaj për kryetar bashkië në Tiranë, por më pas sipas tij dolën një seri problemesh që faktuan se Endri Shabani ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën.

“Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani. I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike.

Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën.

Dhe ky nuk është vetëm mendimi ynë, por është një mendim më i gjerë edhe i faktorëve të palidhur me opozitën, por që ishin dhe janë që Avokati i Popullit të jetë një person i besueshëm, një person me kredenciale dhe integritet të lartë”, u shpreh kreu i PD-së.

Sali Berisha: Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani. I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike.

Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën.

Dhe ky nuk është vetëm mendimi ynë, por është një mendim më i gjerë edhe i faktorëve të palidhur me opozitën, por që ishin dhe janë që Avokati i Popullit të jetë një person i besueshëm, një person me kredenciale dhe integritet të lartë.

Më së paku, Endri Shabani është kryetar i një partie, nuk po marr anën tjetër.

Por Komisioni i Ligjeve vendosi që deputetët nuk do kenë të drejtë të firmosin për më shumë se një kandidat. Në përputhje me këtë vendim, grupi parlamentar i PD dërgoi një shkresë në Kuvend ku e informon se tërheq çdo firmë për çdo kandidat.

Dhe, këtë vendim të Komisionit të Ligjeve, në mënyrë të habitshme, e hodhi poshtë mazhoranca pa asnjë vendim.

E bëri të paqenë pa marrë asnjë vendim në asnjë institucion. Pse e bëri këtë? Se humbisnin firmat për Endrin Shabanin.

Po ndodh...

ide