Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

Chelsea ka mposhtur 3-0 PSG-në dhe ka fituar Kupën e Botës për Klube, kompeticion i zhvilluar për herë të parë në këtë format.
Goli i parë i finales është shënuar në minutën e 22-të. Malo Gusto pasi i merr topin në krah Nuno Mendes shkon drejt portës, provon të shënojë vetë në tentativën e parë, nuk ia del, në të dytën, pason për Cole Palmer, i cili dërgon topin në rrjetën e Donnarumma-s.
Në minutën e 29-të, ishte sërish Cole Palmer që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë të londinezëve, që u finalizua në mënyrën e duhur.
Në minutën e 42-të, ishte radha e blerjes së fundit, Joao Pedro, i cili mposht me shumë klas Donnarumma-n, pas asistit të Cole Palmer. Një pjesë e parë e shkëlqyer për sulmuesin anglez, dy gola dhe një asist, ndërsa Chelsea e mbylli në avantazh 3-0.
Pavarësisht disa ndryshimeve që bëri në formacion Luis Enrique, pjesa e dytë nuk solli ndonjë ndryshim për francezët. Londinezët administruan në mënyrë perfekte rezultatin e pjesës së parë, ndërsa parazienët ishin të pafuqishëm për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


