Byrek i hapur me perime dhe djathë

Byrek i hapur me perime dhe djathë
Përbërësit:
Për brumin:
1 gotë ujë i vakët
½ gotë qumësht i vakët
½ gotë vaj vegjetal
4 gota miell
1 pako maja e thatë
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji sheqer
Për mbushjen:
200 gr thjerrëza
2 qepë të grira imët
2 speca jeshilë
1 spec i kuq
Kripë dhe piper të zi
Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit e brumit në një tas të madh. E punojmë mirë derisa të bëhet një brumë i butë dhe pak ngjitës në dorë. E lëmë të vijë për rreth 30 minuta mbuluar me pecetë. Ndërkohë përgatisim mbushjen: kaurdisim qepët me specat dhe më pas shtojmë thjerrëzat e paraziera pak minuta. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e trazojmë mirë. Hapim brumin në një tavë me dorë si një pite e madhe. Bëjmë disa shpime me pirun që të mos fryhet shumë gjatë pjekjes. Vendosim djathë kaçkavall të grirë në skaje dhe palosim anët si kurorë. Shtojmë në qendër mbushjen dhe mbi të hedhim pak djathë kaçkavall. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 240°C për rreth 35 minuta.
Receta nga Zonja Albana/Report TV
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

