Vrasja e “Pipit”/ Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

Është shtyrë seanca për kërkesën e Arber Paplekajt për lirim me kusht nga burgu.
Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 19 shtator, në orën 09:45 dhe shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një përfaqësuesi të Shërbimit të Provës, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme në këtë fazë.
Paplekaj është dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, më datë 21 Prill 2021, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Ish-efektivi i RENEA, Paplekaj, e kërkon lirimin me kusht me argumentin se ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit.
Më 1 Korrik 2024, Gjykata e Apelit ndryshoi cilësimin e veprës penale ndaj Arbër Paplekajt, nga vrasje në rrethana cilësuese, në vrasje në kushtet e tronditjes psikike.
Për këtë arsye e dënoi me 7 vite burgim. Pjerin Xhuvani, përkrahës i PS, u vra më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




