Pjesëmarrja e dobët në zgjedhjet e pjesshme, batuta e gazetarit me deputetin: Ra shi atë ditë, o Bido...

11 Nëntor 2025, 22:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Pjesëmarrja e dobët në zgjedhjet e pjesshme, batuta e gazetarit

Nuk kanë munguar batutat në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të martë, mes deputetit socialist Ardit Bido dhe analistit Poli Hoxha, ndërsa diskutohej për zgjedhjet e pjesshme në fundjavë.

I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ishin të kënaqur socialistët nga fitorja në Vlorë, ku votuan vetëm 12% e votuesve, Bido tha se nuk duhet parë në këtë mënyrë, pasi diferenca mes kandidatëve ishte shumë e madhe.

Ndërkohë, nuk mungoi batuta e gazetarit Hoxha, i cili tha se justifikimi kryesor mbetet shiu.

Borakaj: 12% pjesëmarrja, jeni i kënaqur?

Bido: Patjetër që jo, por nuk duhet parë nga përqindja e votave, sepse përqindja është 80 me 20. Ne e kemi fituar betejën, pasi diferenca ishte shumë e madhe.

Hoxha: E mos, se ra dhe shi atë ditë, o Bido.

 

Po ndodh...

ide