Holandezët kryesojnë në listën e njohurive për gjuhën angleze nga vendet e BE-së, ja kush i pason

7 Dhjetor 2025, 20:20 / BOTA ALFA PRESS

Holandezët kryesojnë në listën e njohurive për

Gjuha angleze mbetet gjuha kryesore ndërkombëtare e komunikimit, ndërsa evropianët renditen ndër më të mirët në një studim për njohuritë e përdorimit të saj.

Sipas raportit të fundit EF English Proficiency Index 2025, holandezët u renditën për të shtatën vit radhazi në krye të listës për mësimin e anglishtes si gjuhë e huaj në nivel botëror. Edhe pse shkalla e tyre e përgjithshme ra me 12 pikë krahasuar me 2024, Holanda ruan vendin e parë. Në tre vendet e para ndodhen gjithashtu Kroacia dhe Austria, të cilat përmirësuan rezultatet e tyre.

Studimi klasifikon 12 vende të BE-së në kategorinë e ‘njohurive shumë të larta’, që përfshin aftësinë për të përdorur shprehje të sakta dhe të përshtatshme në situata shoqërore, leximin e teksteve komplekse dhe negociimin e kontratave me folësit amtare. Këto vende janë: Holanda, Kroacia, Austria, Gjermania, Norvegjia, Portugalia, Danimarka, Suedia, Belgjika, Sllovakia, Rumania dhe Finlanda.

Ndërkaq, Italia, Qiproja dhe Franca renditen në vendet më të ulëta, në kategorinë e ‘njohurive të mesme’, së bashku me Lituaninë dhe Spanjën. Folësit në këtë kategori mund të marrin pjesë në takime profesionale dhe të shkruajnë emaile pune, por aftësitë e tyre mbeten të kufizuara në situata më komplekse.

Po ndodh...

ide