Real Madrid vendos të rinovojë me Antonio Rüdiger, konsiderohet më i mirë se shumica e opsioneve në merkato

Real Madrid ka marrë vendimin për të rinovuar kontratën e Antonio Rüdiger-it, raportoi Onda Cero të dielën.
Sipas burimeve pranë klubit, drejtuesit e “Los Blancos” besojnë se mbrojtësi gjerman është më i mirë se shumica e alternativave të mundshme në merkato.
Në javët e fundit, madrilenët janë lidhur me disa emra të njohur në qendër të mbrojtjes, por duket se vendimi i tyre është të vazhdojnë me Rüdiger dhe vetëm pas kësaj të analizojnë opsione të tjera për të ardhmen.
Vetë Rüdiger thuhet se dëshiron një marrëveshje të re dyvjeçare, por gjasat janë të vogla që Real Madrid t’i ofrojë një kontratë aq të gjatë.
Për momentin, klubi është duke shqyrtuar mundësinë e një rinovimi njëvjeçar për qendërmbrojtësin e fuqishëm gjerman.
Rüdiger, i cili ka qenë një ndër lojtarët më të qëndrueshëm të Real Madridit, shihet si një garanci e sigurt në repartin defensiv dhe klubi preferon të mbajë stabilitetin në mbrojtje në vend që të rrezikojë me afrime të reja që nuk kanë të njëjtin nivel sigurie.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
