Ernest Muçi nuk ka të ndalur, ylli shqiptar shënon dopietë në Turqi dhe i dërgon sinjale Sylvinhos
7 Dhjetor 2025, 20:50 / SPORT

Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, po kalon një moment të jashtëzakonshëm forme dhe këtë e konfirmoi sërish në sfidën ndaj Goztepe-s, ku realizoi dopietë në transfertë.
Muçi zhbllokoi takimin në minutën e 46’, pasi përfitoi nga një aksion personal dhe dërgoi topin në rrjetë pa i lënë asnjë shans portierit vendas.
Në minutën e 76’, talenti shqiptar goditi sërish, duke dyfishuar rezultatin për Trabzonspor.
Ky është një tjetër paraqitje mbresëlënëse për sulmuesin kuqezi, i cili është rikthyer fuqishëm. Ai ka shënuar në tre ndeshje radhazi, duke arritur në total pesë gola në këto përballje.
Forma e tij po kthehet në një lajm të shkëlqyer si për klubin, ndërsa i dërgon sinjale të njëpasnjëshme Sylvinhos se është gati të rikthehet në Kombëtare.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
