“Unë po vdisja, ata donin të bënin show me shëndetin tim”, Linda Rei flet për eksperiencën në BBV Kosova: Si më mashtruan

7 Dhjetor 2025, 21:36 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Unë po vdisja, ata donin të bënin show me shëndetin

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Linda Rei, ka folur për eksperiencën e saj jo të mirë në shtëpinë e BBV.

Teksa shprehu pakënaqësitë nga produksioni, Linda Rei tha se producentja e emisionit, Olsa Muhameti ishte e gatshme të shkelte mbi çdo njeri, vetëm e vetëm për të rritur shikueshmërinë e formatit.

Në podkastin për Grida Dumën, Linda Rei, tha se u detyrua të hiqte dorë nga loja për shkak të problemeve shëndetësore që kishte dhe mungesës që mbështetjes nga produksioni lidhur me sëmundjen e saj, diabet tip 1.

Sipas saj ndonëse produksioni i kishte premtuar se do i siguronte matësin e diabetit, ajo nuk pati kurrë akses te një pajisje e tillë brenda në shtëpi.

Ajo tha se produksioni e mashtroi në fillim duke i thënë se do i sillte matësin e diabetit, por që sipas saj nuk ia sollën kurrë.

Linda Rei: Më vjen shumë keq që s’jam aty më. Domethënë nuk jam penduar sepse po vdisja aty brenda, por me vjen shumë keq që nuk jam, sepse me vërte isha gati për atë format dhe e kam dëshiruar si test për veten time. Banorët kanë qenë shumë të respektueshëm, domethënë nuk kanë dalë kurrë në banalitete me mua.

Uria që ka patur Olsa, producentja e atij emisioni që është e gatshme të shkeli me këmbë çdo kënd dhe çdo njeri që ta rrisi emisionin kudo. Duhet të jetë kështu një producent, por jo me shëndetin. Po flasim thjesht për pullën që mua më mat diabetin orë e sekondë. Ata e dinin një muaj më para se çfarë më duhej mua brenda në shtëpi dhe e kam me mesazh, dhe ata më thanë mua ok se e rregullojmë ne. Dhe natën e parë që unë u bëra virale me videon që bërtisja e thosha ‘nuk ekziston’.

Mua më mashtruan. Unë i thashë përpara se të fillonte emisioni ma jepni ta vendos sepse do një orë që të aktivizohet, dhe më thanë ‘mos ki merak futu se aty e ke’, dhe në momentin që unë u futa dhe nuk ishte, doja të dilja. Më kanë mashtruar një javë të tërë. Ai reagimi im i fortë e natës së parë, ata donin të bënin show me mua. Por unë isha shumë e qartë ‘shoë me shëndetin tim nuk bëj’ dhe në momentin që unë shoh që po do reagime të forta nga ana ime kam ndenjur pa folur. E para nuk flisja dot sepse e kisha sheqerin 400, me merrej goja dhe më merreshin këmbët. Dhe ti të më thuash mua në momentin që unë them do dal, e ti të thuash që pulla që mat diabetin po vjen , aty vërtetuan se donin të bënin show. Kur unë i pyeta si e gjetët pullën tani, ata më thanë ‘jeni 18 veta, çdo kush ka tekat e veta’. Diabeti im është autoimun. Isha me vërtet keq, sepse për ndryshe nuk do qaja kur po dilja nga atje. Aty është çdo gjë e bërë gati para. Çdo gjë që flitet pritet.

Po ndodh...

ide