Partizani nuk fal bardheblutë, ‘Demat’ triumfojnë në derbin e kryeqytetit dhe “fundosin” në vendin e fundit Tiranën

7 Dhjetor 2025, 19:56 / SPORT ALFA PRESS

Partizani nuk fal bardheblutë, ‘Demat’ triumfojnë në

Partizani ka fituar derbin e dytë të kryeqytetit për këtë sezon, duke mposhtur 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”.

Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Superiores foli për “Demat”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 7’ të takimit me anë të Human.

Bardheblutë u munduan të reagonin, por sulmet e njëpasnjëshme të “Demave” nuk i dhanë mundësitë e duhura të besuarve të Nuhiut.

Goli i dytë erdhi në minutën e 66’, kur Skuka i vetëm përballë Tafas çoi topin drejt rrjetës dhe i dha goditjen e “KO” bardhebluve.

Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 6-të, 3 pikë larg zonës së “Final 4”.

Nga ana tjetër, Tirana vijon të qëndrojë në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, ku makthet e Kategorisë së Parë nuk largohen.

Human 7′, Skuka 66′

TIRANA: Tafas, Vera, Ndong, Dembele, Valerianos, Meta, Rafael, Haxhiu, Vogli, Tabeku, Tare.

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Marku, Bytyçi, Dumbia, Ismaili, Human, Kote, Isgandarli, Toma

 

Po ndodh...

ide