U rrëmbyen nga dallgët në një liqen natyror, tre persona humbin jetën në Tenerife

7 Dhjetor 2025, 22:12 / BOTA ALFA PRESS

U rrëmbyen nga dallgët në një liqen natyror, tre persona

Një tragjedi ka ndodhur ditwn e sotme në Tenerife të Spanjës, ku tre persona u mbytën pasi u morën nga dallgët e fuqishme në një liqen natyror në zonën Los Gigantes.

Një person i katërt u shpëtua pasi iu dha ndihmë e shpejtë me masazh kardiak (KCPR), ndërsa tre të tjerë pësuan lëndime të lehta. Këtë e bënë të ditur burime nga autoritetet spitalore lokale. Sipas të njëjtave burime, numri i viktimave mund të rritet në katër.

Qeveria e Ishujve Kanarie ka mbajtur prej ditësh një gjendje paralajmërimi për fenomene të rrezikshme bregdetare, për shkak të kushteve të vështira në det.

 

Po ndodh...

ide