Tensione para ndeshjes Napoli-Juventus, goditet me gurë autobusi i ''Zonjës së Vjetër''

7 Dhjetor 2025, 22:26 / SPORT ALFA PRESS

Tensione para ndeshjes Napoli-Juventus, goditet me gurë autobusi i

Momente tensioni u regjistruan përpara ndeshjes mes Napolit dhe Juventusit në Maradona Stadium.

Autobusi i Zonjës së Vjetër u godit me gurë gjatë rrugës nga hoteli te impianti duke pësuar thyerje apo dëmtime të xhamave.

Ishte ky një episod që krijoi momente paniku dhe ankthi në autobus teksa u kërkua menjëherë ndërhyrja e forcave të rendit ndërkohë që nuk raportohet për të plagosur.

Ngjarjen e shëmtuar e konfirmoi dhe Giorgoi Chiellini, Drejtor për Strategjinë e Futbollit të Juventusit:

‘Jemi mësuar me episode akoma më të rënda se kjo, nuk ankohemi. Mund të kishim evituar kalimin në mes të tifozëvë, por gjithçka është e qetë-deklaroi Giorgio Chiellini.

 

Po ndodh...

ide