Kryebashkiaku demokrat i Fushë Arrëzit sfidon urdhrin e Ramës: Nuk lëviz asnjë punonjës, nuk kemi të tjerë
I njohur si kryebashkiaku opozitar që ka marrëdhënie të mira me Kryeministrin Edi Rama, Hil Curri nuk ka vendosur të çojë në vend porosinë e kreut të qeverisë, që edhe në Bashkinë e Fushë Arrëzit ku ai drejton të shkarkojë nënkryetarët dhe administratorët.
I pyetur nga News24, Curri thotë se nuk e ka menduar fare largimin e administratorëve dhe nënkryetarëve, teksa shton se është i kënaqur me performancën e tyre. Kryebashkiaku Curri thotë se në zonen e tij mbeten problem burimet njerëzore, çfarë e bën të pamundur zëvendësimin.
“Nënkryetarët dhe administratorët janë të lëvizshëm, por unë deri tani nuk kam ndonjë konstatim që puna e tyre nuk ka qenë e duhura. Ishte një porosi e përgjithshme nga Rama, por jo të gjitha bashkitë kishin të njëjtin problem dhe ne si bashki nuk e kemi këtë problem” – pohon Curri.
I pyetur për marrëdhëniet e mira me Ramën, prej të cilave, siç duket, ka përfituar edhe fonde, Hil Curri thotë se qëllimi i tij është t’u shërbejë banorëve dhe për t’ia arritur kësaj, duhet edhe bashkëpunim me qeverinë.
“Rama është kryeministri i vendit, pavarësisht bindjeve politike. Pushteti vendor e ka për detyrë të bashkëpunojë dhe t’u shërbesh banorëve arrihet vetëm përmes bashkëpunimit”, thotë Hil Curri.
Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit shprehet se me shumë se porosi për lëvizje në administrate, shpreson te mbështetja e qeverisë për dhënien e lejeve për parqet elike dhe ato foltovoltaike për kompanitë e interesuara, çfarë do t’i hapte rrugë zhvillimit të bashkisë që ai drejton në veri të Shqipërisë, duke siguruar vende pune, zbutur varfërinë dhe krijuar të ardhura për bashkinë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
