Spalletti konfirmon Zhegrovën titullar ndaj Pafosit: E meriton këtë mundësi

10 Dhjetor 2025, 00:03 / SPORT ALFA PRESS

Spalletti konfirmon Zhegrovën titullar ndaj Pafosit: E meriton

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka njoftuar se Edon Zhegrova do të jetë titullar në ndeshjen e Champions League kundër Pafosit.

Në një deklaratë për “Sky”, Spalletti theksoi se sulmuesi kosovar e ka fituar këtë besim me përkushtimin e tij të përditshëm.

“Zhegrova do të luajë nga fillimi.

Të dhënat nuk na e tregojnë në gjendjen më të mirë fizike, por ai po punon fort dhe unë dua t’i jap këtë mundësi,” u shpreh tekniku bardhezi.

“Do të jetë në fushë aq gjatë sa do të arrijë ta përballojë.”

Ky vendim i Spallettit vjen në një moment kur Juventusi kërkon të ruajë ritmin në Evropë dhe të forcojë identitetin ofensiv, duke i besuar lojtarëve që, sipas trajnerit, po japin maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje.

Zhegrova, i cili ka treguar rritje të vazhdueshme, shihet si një alternativë e rëndësishme për krahun e djathtë të sulmit.

 

Po ndodh...

ide