Kikia i drejtohet Salianjit: Shpalle kandidaturën për kreun e PD-së që tani! Me Berishën nuk fitohet…

9 Dhjetor 2025, 22:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Kikia i drejtohet Salianjit: Shpalle kandidaturën për kreun e

Analisti Mentor Kikia i ftuar mbrëmjen e sotme në Studio24, përballë Ervin Salianjit i kërkoi këtij të fundit të shpallë kandidaturën për kreun e PD-së.

Kikia u shpreh se lidershipi i Partisë Demokratike duhet ndryshuar së bashku me kreun Berisha.

Por sipas tij nuk fitohet me Berishën duke bërë takime me bazën e demokratëve, pasi Berisha dihet që takon më shumë. Më tej i tha Salianjit se ndaj Berishës duhet kandiduar me platformë.

Kikia: Zoti Salianji do duhet të jetë më politikisht korrekt. Çfarë kuptohet me reformimi. Del Berisha dhe thotë hapni partinë. Reformimi duhet të fillojë nga kreu. Troç largimi i lidershipit. Është gjë shumë e ngurtë statuti. Si qytetar statuti është kushtetutë e brendshme. Si qytetar dua të shoh më shumë përgjegjësi. Lidershipi duhet të kishte bërë mënjanë me kohë. Teksa flitet për rinovim Berisha duhet të largohet nga karrigia e kryetarit bashkë me shpurën e tij.

Ajo që po ndodh është një gjë e mirë. Çfarë doni të arrini në këto takime? Ata që janë në atë sallë e dinë shumë herë më shumë se Salianji se çdo të thotë 16 vjet në opozitë. Janë hequr nga puna po sakrifikojnë. Për të mbështetur partinë. Pra çfarë duan të arrijnë me këtë lëvizje. Nëse do duhet të shkohet deri në fund që Berisha të largohet. Nuk largohet duke takuar njerëz në bazë. Se ai takon më shumë.

Salianji e shikoj të krijojë marrëdhënie armiqësore me pjesën tjetër të PD. edhe dhe e shikoja Salianjin në tubim si të vetmuar. Nëse vazhdohet kështu për dy muaj nuk do i hapin derën e PD-së. Për të krijuar armiqësi Berisha është i pakonkurrueshëm në këtë vend. Me Berishën konkurrohet duke krijuar një platformë  duke shpallur kandidaturën që tani. Shpalle. Garo me Berishën. Le të humbet, vazhdo prapë garën. Në PD nuk ka pasur asnjëherë të vetme garë. Kanë garuar me Berishën sa për formë.

 

Po ndodh...

ide