“S’kam interesa personale!”/ Takimet me demokratët, Salianji: Duhet ta zgjojmë PD-në! Marrëdhënia me Berishën...

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka komentuar sërish takimet e tij me qytetarët demokratë, duke thënë se nuk ka aspak një interes personal por qëllimi kryesor është zgjimi i PD.
Salianji shprehet se Partia Demokratike aktualisht ndodhet në një status quo, që sipas tij i shërben qeverisë aktuale, duke penguar rritjen dhe hapjen e partisë, si dhe mbajtjen e përgjegjësive.
“Në këto kushte, bashkë me kolegët e tjerë kemi menduar se duhet ta zgjojmë PD-në dhe që të ndodhin proceset e tjera”, tha ai.
Ish-deputeti theksoi se ka marrëdhënie të mira me Sali Berishën, duke shtuar se angazhimi i tij nuk ka të bëjë me karrierën brenda partisë, por me shqetësimin për gjendjen e PD-së dhe nevojën për ripërtëritje.
“Unë e shoh që në këto momente jo vetëm që duhet të kemi disa hapa të rëndësishme në ripërtëritjen e PD-së, por duhet bërë sa më shpejt. PD është e domosdoshme për shoqërinë siç është tregua në këto kohë, më shumë se sa e domosdoshme. Forcimi i PD-së i shërben shoqërisë”, tha ai.
Salianji: Secili mund ta quaj si të dojë, është përfaqësim i një shqetësimi që ekziston të shumë demokratë. PD në këndvështrimin tim dhe të disa kolegëve që kemi marrë këtë nisem, është në një status quo, e cila i shërben qëndrimi në vend, mosrritja e PD, mos hapja dhe mos mbajtja e përgjegjësive është një avantazh u padrejtë të ka Rama. Në këto kushte, bashkë me kolegët e tjerë kemi menduar se duhet ta zgjojmë PD-në dhe që të ndodhin proceset e tjera.
Faza e pare ka qenë zgjimi, nuk bëhet për interes personal. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Berishës, kam funksion të përcaktuar në njësinë 6 në Tiranë. Nuk kisha asnjë rrisk për të pasur karrierë në PD apo për të avancuar në kushtet që janë, por kam një shqetësim që e tejkalon atë interes personal.
Nuk po them që Berisha nuk e kam, po them pse jam unë në këtë pozicion. Unë e shoh që në këto momente jo vetëm që duhet të kemi disa hapa të rëndësishme në ripërtëritjen e PD-së, por duhet bërë sa më shpejt. PD është e domosdoshme për shoqërinë siç është tregua në këto kohë, më shumë se sa e domosdoshme. Forcimi i PD-së i shërben shoqërisë.
Unë kam folur kudo për nevojën e reformimit të PD-së.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

