“Kështu siç jemi PD nuk fiton dot!”/ A duhet të largohet Berisha? Ja si përgjigjet Salianji

9 Dhjetor 2025, 21:51 / POLITIKË ALFA PRESS

“Kështu siç jemi PD nuk fiton dot!”/ A duhet të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se brenda grupit të tij nuk është shtruar aspak për diskutim çështja e largimit të Sali Berishës nga drejtimi i PD-së.

“Ky diskutim nuk është shtruar. Është një diskutim që mund të ishte që pas zgjedhjeve të 11 majit, nuk e ka kërkuar asnjë prej nesh këtë deri më sot”, tha ai.

Në News 24 ai theksoi se fokusi i vetëm i takimeve të tij me demokratët është ripërtëritja e partisë dhe rikthimi i meritokracisë. Sipas tij, PD në gjendjen aktuale nuk ka mundësi të fitojë, dhe qëllimi është që PD të jetë fituese.

“Qëllimi është që PD të jetë fituese, për mua. Kështu siç jemi PD nuk i fiton dot. Jemi njëherë te qëllimi pastaj tek ti. A duhet të jetë fituese? Po. PD duhet të të jetë fituese duke i thyer disa kolona që e kanë dëmtuar partinë“, tha ai.

“Të kthejmë në shina meritokracinë”, tha Salianji më tej, ndërsa solli në vëmendje listat e deputetëve më 11 maj, për të cilat tha se ka reaguar me letër nga burgu, ku dhe ka deklaruar që “nuk jemi në rrugën e duhur”.

“Interesi personal është që PD të jetë fituese, njerëzit që kanë sakrifikuar për PD-në dhe kanë dalë më të votuarit të jenë në vendet që kërkojnë dhe meritojnë, interesi është që të rrëzohet Rama, edhe për shkak të dënimit. Duhet te jemi në revoltë”, tha ish-deputeti.

Salianji: Ky diskutim nuk është shtruar. Është një diskutim që mund të ishte që pas zgjedhjeve të 11 majit, nuk e ka kërkuar asnjë prej nesh këtë deri më sot. Jemi duke bërë një diskutim, a ka rrugë tjetër veçse të takojmë dhe flasim me njerëzit. Politika ka një element thelbësor, nëse flet diku dhe nuk dëgjohesh, apo nuk merren vendimet siç ti mendon, ti kërkon mbështetje më të madhe. Mbështetja kërkohet tek ata që janë në këtë raport, te pronarët e partisë, anëtarësia.

Qëllimi është që PD të jetë fituese, për mua. Kështu siç jemi PD nuk i fiton dot. Jemi njëherë te qëllimi pastaj tek ti. A duhet të jetë fituese? Po. PD duhet të të jetë fituese duke i thyer disa kolona që e kanë dëmtuar partinë.

Pas zgjedhjeve, pasi doli lista për deputet kam reaguar me letër nga burgu dhe kam thënë që nuk jemi në rrugën e duhur. Unë kërkoj që të ketë meritokraci që karrierat në PD të avancojnë në bazën e disa parimeve të shkruara që respektohen, jo të dali i pari Hysen kadiu në Tiranë, Dashi në Elbasan, Ilir në Dibër, e të tjerë,  dhe të mos jenë farë në lista. Por të vendoset që kush del i pari në votë te jetë ky. Nëse ka një mekanizëm tjetër, hajde ta zbatojmë.

Në këtë fazë ne, unë kam disa mendime dhe po pyes demokratë të tjerë, për të qenë korrekt, nuk ka pasur asnjë rast të ngjashëm në PD që dikush të dalë dhe të ketë këtë mbështetje në bazë, rast i vetëm ka qenë Berisha përballë Bashës. Konkurrimi është një gjë, takimi me demokratët është tjetër, tregon diçka pjesëmarrja, a tregon që struktura është me ty? Tregon apo jo? Ka shumë rëndësi, numrat në politikë janë më të rëndësishëm, qëllimi është më fisnik, të nxjerrin PD fituese.

Të kthejmë në shina meritokracinë. Hajde të bëjmë bashkë demokratët ta themi, pastaj të dalim më një produkt të plotë për një qëndrim. Retorika ime është bashkuese. Qëndrimi im është që unë kam vetëm një interes personal, qe PD të jetë fituese, se kam hyrë në burg për këtë parti. Interesi është që PD të jetë fituese, njerëzit që kanë sakrifikuar për PD-në dhe kanë dalë më të votuarit të jenë në vendet që kërkojnë dhe meritojnë, interesi është që të rrëzohet Rama, edhe për shkak të dënimit. Duhet te jemi në revoltë.  Ka dy qëndrime një është që Rama na vjedh zgjedhjet, unë them që s’mund të themi gjithë kohën nuk mundet Rama dhe për këtë them se e mundim Ramën duke u nisur nga vetja.

Nuk kemi vendosur asnjë diskutim se çfarë do bëhet me zotin Berisha, por për disa probleme që ekzistojnë në PD. Ndaj them duhet ripërtërirë. Ne po bëjmë përpjekje për bashkim.

 

Po ndodh...

ide