Mori ryshfet 155 mln dollarë, ekzekutohet ish-bankieri i lartë në Kinë

9 Dhjetor 2025, 22:50 / BOTA ALFA PRESS

Mori ryshfet 155 mln dollarë, ekzekutohet ish-bankieri i lartë në

Ish-drejtuesi i China Huarong International Holdings, Bai Tianhui, është ekzekutuar nga autoritetet kineze, pasi u shpall fajtor për marrjen e ryshfeteve në vlerë rreth 155 milionë dollarë.

Sipas mediave shtetërore të Kinës, Bai kishte përfituar shuma të mëdha në këmbim të favoreve në projekte blerjesh dhe financimesh, midis viteve 2014 dhe 2018. Kompania ku ai shërbente është pjesë e një prej fondeve më të mëdha të menaxhimit të borxheve në vend.

Huarong ka qenë prej vitesh në qendër të fushatës antikorrupsion të presidentit Xi Jinping. Ish-kryetari i saj, Lai Xiaomin, u ekzekutua në vitin 2021 për marrje ryshfeti edhe më të lartë. Dënimi me vdekje në raste korrupsioni në Kinë shpesh jepet me pezullim dyvjeçar, por për Bain nuk u dha asnjë lehtësim.

Ai e apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin. Më pas, Gjykata e Lartë konfirmoi se krimet e tij ishin “jashtëzakonisht të rënda”. Sipas gjykatës, ryshfetet kishin shkaktuar dëm të madh për interesat e shtetit dhe të popullit, raporton Reuters.

Ekzekutimi u krye në qytetin Tianjin, pasi Bain-it iu dha mundësia të takohej me familjarët  dhe të afërmit.

Kina nuk publikon statistika zyrtare për numrin e ekzekutimeve, por organizatat e të drejtave të njeriut thonë se ato janë mijëra në vit.

Po ndodh...

ide