Barcelona fiton me përmbysje, Chelsea shtanget në Bergamo/ Ja rezultatet në Ligën Kompionëve

9 Dhjetor 2025, 23:14 / SPORT ALFA PRESS

Barcelona fiton me përmbysje, Chelsea shtanget në Bergamo/ Ja

Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të gjashtë në fazën e ligës të Champions-it, ku përveç Inter-Liverpool, u luajtën edhe 6 sfida të tjera.

Barcelona arriti një fitore tepër të rëndësishme, duke mundur me përmbysje skuadrën e Frankfurt, 2-1. Sfida e luajtur në “Camp Nou” nisi si mos më keq për blaugranat, të cilët e pësuan në minutën e 21’ nga Knauff, por në pjesën e dytë, Kounde shënoi dy herë brenda 3 minutash (50’-53’), për të përmbysur takimin.

Nëq Bergamo, Chelsea u mposht me përmbysje 2-1 nga Atalanta. Edhe pse “Blutë” e Londrës kaluan të parët në avantazh në minutën e 25’ me Joao Pedron, por në të dytën, Scamacca dhe De Ketelaere përmbysën takjimin në pjesën e dytë.

Në sfidat e tjera, Atletico e Madridit mposhti 2-3 PSV-në, Tottenhami mundi 3-0, Marseille triumfoi 2-3 në Belgjikë përballë Royal Union dhe Monaco triumfoi 1-0 me Galatasarayn.

REZULTATET:

Barcelona 2-1 Frankfurt

Atalanta 2-1 Chelsea

Monaco 1-0 Galatasaray

PSV 2-3 Atletico Madrid

Royal Union 2-3 Marseille

Tottenham 3-0 Slavia Prague



Po ndodh...

ide