Atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, shoqërohet në polici një person nga Fushë Kruja

9 Dhjetor 2025, 22:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi

Një person me iniciale B.XH është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici, si person në dijeni për ngjarjen e Rinasit, ku si pasojë e atentatit mbeti i vrarë Gilmando Dani pak çaste pasi ishte kthyer nga jashtë shtetit, i shoqëruar nga Muçi Shaljani (Sheqeri).

Mësohet se personi i shoqëruar është nga Fushë Kruja.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, autorët kanë patur informacion për lëvizjet e objektivit dhe e kanë pritur shënjestrën tek rrethrrotullimi.  Dani dhe shoku i tij ishin kthyer sot nga Barcelona.

I plagosuri drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S”, ndërsa Dani ishte pasagjer kur drejt tyre u hap zjarr pak metra larg aeroportit.

Në vendin e ngjarjes humbi jetën Gilmando Dani rreth 47 vjeç, ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri) 40 vjeç, vdiq disa orë pasi mori plagë të rënda nga atentati.

 

Po ndodh...

ide