Shpërthim me tritol në një biznes reklamash në Shkodër, kamera e sigurisë “kap” dy autorët e maskuar! Të rinjtë arratisen me motor

9 Dhjetor 2025, 23:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthim me tritol në një biznes reklamash në Shkodër,

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme (9 dhjetor) në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Skënderbeg”, pranë subjektit të prodhimit të reklamave “Lufa Print”, në pronësi të Lulzim Mehmetit.

Sipas burimeve policore, dy autorë të maskuar, të cilët qarkullonin me motor, janë afruar pranë biznesit, kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë dy të rinj në moshë, të veshur me kapuç dhe me fytyrat e mbuluara për të shmangur identifikimin.

Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, ndërsa situata po ndiqet nga afër edhe nga Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gent Berberi. I pranishëm është gjithashtu edhe pronari i biznesit, Lulzim Mehmeti.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes.

Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Po ndodh...

ide