Berisha: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet për 21 Janarin është Edi Rama! Nuk ka pasur absolutisht asnjë urdhër nga askush

3 Nëntor 2025, 11:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet për 21 Janarin

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një fjalim të gjatë për gazetarët pas daljes nga SPAK.

Lidhur me dosjen e "21 janarit", Berisha ka drejtuar gishtin nga kryeministri Rama duke e bërë përgjegjës për tejzgjatjen e hetimeve.

Berisha: Tani, do të sqaroj shqiptarët se nga viti 2013 gjer në vitin 2025, njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.
Shqiptarët e dinë mirë, se unë nuk kam pasur, përkundrazi një armiqësi të hapur me Ina Ramën, e cila në qoftë se ky është sivëlla me Troplinin, Ina është simotër e Troplinëve. Mësoje nga unë këtë. Përveç të tjerash.
Por Ina Rama, e cila refuzoi prokurorin ndërkombëtar që unë kërkova, se erdhi prokurori ndërkombëtar, se nuk është e vërtetë që nuk erdhi, ka ardhur prokuror amerikan, nuk hetonte dot sepse i dilte Edi Rama.
Dhe kërkesa zyrtare e qeverisë amerikane është kjo: të hetohet nga polici i thjeshtë tek organizatori kryesor. Kjo kërkesë ka ardhur këtu nga Thomas Countryman që erdhi i posaçëm për këtë krizë.
Një.
E dyta, nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Sali Berishës dhe PD-së sepse ajo ishte e qartë një axhendë, ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit, me një axhendë politike, përmbysjen e pushtetit...
Tani, i vetmi urdhër që ka pasur është ky, që Karlo Bolino që mori 4 mijë metër katror tokë të familjes Llagami, familja Begeja, etj, e lënë për gjimnaz, Naurela Llagami mori 3 milionë euro çka i përkiste familjes së vet, Karlo e mori me 1 euro dhe ju paguat 3 milionë euro për Karlon që e shpërbleu Edi Rama.
Nuk ka pasur asnjë urdhër absolutisht nga askush dhe nuk do mund ta gjejnë kurrë se ka pasur urdhër se nuk ka pasur urdhër.
Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes sonë në pushtet. Kaq.

Po ndodh...

ide