Ola makes a sweet birthday dedication to Adion's mother

2026-05-26 13:59:40 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ola makes a sweet birthday dedication to Adion's mother

Ola dhe Adion Puka vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të momentit, ndërsa marrëdhënia e tyre duket se po bëhet çdo ditë e më e fortë edhe jashtë spektaklit Ferma VIP.

Së fundmi, vëmendjen e ndjekësve e ka marrë një gjest mjaft i ëmbël nga Ola, e cila ka surprizuar vjehrrën e saj me një urim publik për ditëlindje. Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ajo publikoi një foto ku shfaqet duke përqafuar nënën e Adionit, ndërsa mesazhi i saj u prit me shumë reagime pozitive nga fansat.

“Urime ditëlindjen! Festofsh edhe 100 të tjera pranë nesh!”, ka shkruar Ola krahas imazhit, duke i vendosur gjithashtu një emoji kurore mbi kokë, si simbol respekti dhe dashurie.

Që prej daljes nga formati televiziv, Ola dhe Adioni kanë treguar se lidhja e tyre nuk ishte thjesht një romancë momentale. Çifti kurorëzoi marrëdhënien me fejesë dhe që atëherë kanë ndarë shpesh momente pranë familjeve të tyre, duke treguar afrimitetin dhe harmoninë që kanë krijuar.

Pak ditë më parë, Ola tërhoqi sërish vëmendje në rrjet, teksa publikoi pamje nga një vizitë në Gjakovë, vendlindja e Adionit. Në video ajo shihej duke u shërbyer kafe familjarëve të partnerit, një detaj që u komentua gjerësisht nga ndjekësit si shenjë respekti dhe përshtatjeje me traditat familjare.

Raporti i afërt mes Olës dhe familjes së Adionit duket se po forcohet gjithnjë e më shumë, ndërsa fansat vazhdojnë t’i mbështesin si një nga çiftet më të dashur të reality show-t.

Ola makes a sweet birthday dedication to Adion's mother

 

Happening now...

ideas