Tritan Shehu congratulates Berisha today on his reconfirmation as head of the DP, but here's what he said about him in 1999

2026-05-26 13:10:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Tritan Shehu congratulates Berisha today on his reconfirmation as head of the

Partia Demokratike mbajti të shtunën, më 23 maj, referendumin për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të saj, në një proces ku Berisha garoi pa rival. Pas shpalljes së rezultatit, deputeti demokrat Tritan Shehu reagoi në rrjetet sociale, duke e uruar Berishën për fitoren dhe duke e cilësuar procesin si një shprehje të vullnetit të demokratëve.

Por qëndrimi i sotëm i Shehut bie në kontrast të fortë me deklaratat që ai vetë ka bërë në dhjetor të vitit 1999, kur fliste me tone shumë më kritike për rolin e Berishës brenda Partisë Demokratike.

Në atë kohë, Shehu deklaronte se Berisha kishte krijuar “një shtet brenda shtetit”, të cilin, sipas tij, e përdorte për t’u bërë presion demokratëve. Ai shprehej se pikërisht kjo ishte arsyeja pse shumë prej tyre kishin frikë të largoheshin prej tij.

Shehu akuzonte gjithashtu Berishën se kontrollonte çdo vendimmarrje brenda PD-së, duke thënë se në parti “asgjë nuk bëhej pa dijeninë e tij” dhe se ishte ai që vendoste për gjithçka.

Deklaratat e dikurshme rikthehen në vëmendje pas rikonfirmimit të Berishës në krye të Partisë Demokratike, në një garë pa rival, ku figura e tij mbetet sërish qendra absolute e jetës së brendshme politike të partisë.



Happening now...

ideas