"We know who killed Ervis Martinaj"/ Journalist issues strong statement: The account he made wrong was...

I ftuar në “Shqipëria Live”, ishte gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili u ndal edhe njëherë te çështja e Ervis Martinajt.
Ai u shpreh se ekzekutori dhe shuma e paguar për vrasjen e Martinajt tashmë dihen, duke thënë se ish-biznesmeni nuk llogariti dot pushtetin që ai kishte.
“Çfarë provash ka deri tani? Ne sot e dimë kush është edhe ekzekutori. Dimë edhe shuma që u vendos për t’u vrarë. Nëse themi që ai që ka bërë vrasjen ka marrë 500 mijë, ai që e ka bërë mendon se ne nuk e dimë kush është? Ervis Martinaj nuk ishte një njeri që fshihej. Kishte qejf lokalet e natës, të shoqërohej me artistë, me politikanë, me njerëz të medias, me vajza të ekranit. Një njeri me këtë lloj horizonti dhe me kaq pushtet që mori…
Llogaria që bëri gabim Ervis Martinaj ishte që nuk e kontrolloi dot pushtetin që bëri. Do të kërkoja minimalisht që policia e shtetit të japë aq prova sa ka, pa prishur hetimin të thotë: ‘Ervis Martinaj, nga kaq informacion që kemi, nuk jeton’. Babai i Martinajt vjen dhe pyet për fatin e djalit të vetë. Këto informacione të japin, jo për luanin”, u shpreh Artan Hoxha.
Happening now...
ideas
Enver-Sali!
Idolaters and idolatry have nothing to do with democracy!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128