Aksident në aksin Rrëshen-Kukës, dy të plagosur

2026-03-14 12:45:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Rrëshen-Kukës, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kukës, ku si pasojë janë plagosur dy persona.

Mësohet se automjeti i shtetasit me inicialet M. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion të drejtuar nga shtetasi me inicialet A. U., 49 vjeç, nga Kosova.

Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë kanë referuar rastin në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal. Shtetasi M. M. dhe një pasagjere ndodhen nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën. 

 

Happening now...