Grenell sulmon Von der Leyen: Si jepni këshilla për Kosovën kur Thaçi mbahet ende në burg

I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ashpër pas vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Kosovë.
Në një postim në platformën X, Grenell akuzoi Von der Leyen për hipokrizi dhe heshtje përballë drejtësisë selektive të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila prej pesë vitesh mban në burg ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore çdo vendi?”, shkruan Grenell.
Ai shtoi më tej se Von der Leyen nuk ka reaguar as kur prokurori Jack Smith arrestoi një president në detyrë “vetëm sepse po shkonte të takonte Donald Trump për të arritur një marrëveshje paqeje që do të ndikonte në punën e gjykatës”.
Grenell e quajti të “turpshme” mënyrën si mediat ndërkombëtare kanë injoruar, sipas tij, “ndjekjen penale politike” ndaj Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


