Prishet banesa e fundit pa leje në Theth, pas disa orëve tensione! Banorët u futën në godinë, përplasje me policinë

14 Korrik 2025, 22:37 / AKTUALITET ALFA PRESS
Prishet banesa e fundit pa leje në Theth, pas disa orëve tensione!

Prishja e godinës së fundit pa keje në Theth, nuk ka kaluar pa përplasje të forta. Fadroma e IKMT mbërriti në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur, por banorët e kanë kundërshtuar.

Ata kërkuan nga IKMT një vendim gjykate ku thuhet se objekti duhet shembur.

Banorët fillimisht bllokuan rrugën duke u ulur dhe penguan kalimin e automjeteve të IKMT.

Teksa policia krijoi kordonin e sigurisë duke larguar familjarë e banorë, ata janë futur në banesë për ta parandaluar.

Pas disa orëve tensione dhe përplasjeve, godina është shembur.

Po ndodh...

ide