Gazmend Bardhi sulmon Grida Dumën: Emision gënjeshtrash!

Gazment Bardhi përmes një statusi ka reaguar ashpër ndaj emisionit Top Story, drejtuar nga Grida Duma.
Bardhi e quan Top-Story-n 'emision gënjeshtrash' dhe shkruan se është mësuar me gënjeshtrat e Gridës.
Ai po ashtu se dhe të ftuarit në emision nuk kuptojnë asgjë dhe flasin për ato wë u kanë thë të tjerë të thonë. Përveç analistëve në emision ishin edhe politikanët Agron Duka, Dashnor Sula, Myslym Murrizi dhe deputeti Erald Kapri. Reagimi i ashpër i Bardhit, erdhi pas diskutimeve në studio për një amendament të grupit parlamentar të PD për "Paqen Fiskale", ku sipas komenteve në studio ishte bërë për të përfituar edhe Bankers Petrolium i cili është në hetim për faljen nga qeveria Rama, të një gjobe mbi 100 milion euro. Pas statusit të Bardhit në FB, Grida Duma e nervozuar shtyu emisionin edhe disa minuta duke i bërë thirrje atij, që të futej live dhe ti thoshte sty pretendimet e tij. Por kjo nuk ndodhi.
Postimi i plotë
Qenka lodhur shumë Grida sot, duke analizuar një dokument, me të ftuar që as dinë çfarë flasin dhe as kuptojnë çfarë lexojnë!
Thjesht thonë çfarë i kanë dhënë të thonë! Ndërkohë në emër të gënjeshtrës shfrytëzon hapësirën kombëtare mediatike për të hedhur baltë bazuar në një të pavërtetë, që dikush e prezanton me shprehjen “më thotë dikush”! Ndërkohë që reagimin tim që në mëngjes për këtë gënjeshtër të shpërndarë nga një tjetër TV, bëjnë sikur nuk e kanë lexuar, sepse janë të interesuar për gënjeshtrën, jo për të vërtetën!
E vërteta është që amendamenti i depozituar në Komisionin e Ekonomisë (dhe në seancë sot) ka një version final të propozuar, ku shoqëritë tregtare që shfrytëzojnë fushat naftëmbajtëse përjashtohen automatikisht nga përfitimi sipas ligjit, pavarësisht nëse kanë apo skanë çështje në hetim!!
Pra, ekzaktësisht amendamenti synon të kundërtën e asaj që Grida me shokë në studio i paraqitën shqiptarëve për minuta të tëra sikur të kishin zbuluar botën. Mirëpo unë tashmë jam mësuar me gënjeshtrat e Gridës në një TV kombëtar dhe e vërteta është që smë bëjnë hiç përshtypje, veçse qesh me to për sa qesharak duken në gënjeshtrat e tyre të vogla dhe duke menduar gabimisht se po më barazojnë me sojin e tyre.
p.s: Ndjesë për orën e vonë, por në SHBA gënjeshtrat vijnë me vonesë!/Alfapress.al
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
