Avokati i Popullit/ Lapaj shpërthen ndaj Endri Shabanit: Njeri pa karakter, i përdorur nga Rama

10 Dhjetor 2025, 22:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Avokati i Popullit/ Lapaj shpërthen ndaj Endri Shabanit: Njeri pa karakter,

“Nëse Avokati i Popullit zgjidhet ai që ka qenë personazh i përdorur nga Edi Rama, ne nuk e njohim”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, duke iu referuar kandidaturës së Endri Shabanit, ish-aleatit të tij në zgjedhjet e 11 majit. Pa ia përmendur asnjëherë emrin, Lapaj tha se ai nuk plotëson kriteret ligjore, teksa e akuzon për tradhti.

“Nuk njohim njerëz pa karakter, që nuk plotësojnë kriteret e ligjit. Avokati i Popullit zgjidhet personalitet që gëzon respekt në shoqëri dhe asnjë person që bën tradhti nuk gëzon respekt në shoqëri. Disa emra është mirë të mos i përmendësh se nuk e meritojnë”, tha Lapaj në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit është kthyer në proces qesharak, ndërkohë që partia në pushtet mbështet atë që dikur paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë.

“Procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit nxori lakuriq regjisorin Edi Rama, i cili si i pangopur që është pasi nuk e pranoi dot refuzimin tonë për t’u bërë pjesë e qeverisjes së tij bëri çdo gjë që të merrte edhe atë mandat që na i kishin dhënë 64 mijë qytetarë përmes njerëzve pa karakter me të cilët mesa duket po bën pis edhe Avokatin e Popullit.  E kam fjalën për atë që e kupton çdo qytetar, që procesi i AP është kthyer në proces qesharak ku një parti pretendon që ka dhënë emrat në mëngjes dhe në drekë më dy mendje, në darkë bëhet pishman dhe i tërheq. Dhe partia në pushtet është dashururar me një kandidat që deri dje  paraqitej si njeri antisistem dhe anti Edi Ramë”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. 

 

 

Po ndodh...

ide