Murrizi shpërthen ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, ka sulmuar ashpër drejtimin e PD-së pas publikimit të emrave që kanë firmosur për kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokat të Popullit, duke e quajtur procesin një “lojë të pistë” midis mazhorancës dhe opozitës. Gjithashtu ai e cilësoi gjendjen brenda PD-së si të paralizuar dhe pa integritet.
“Në dijeninë time janë disa deputetë që kanë firmosur për Endrit Shabanin. Për mua s’ka rëndësi numri, por kjo është tallje e institucioneve. Unë e quaj lojë të pistë që nga 2017.
Nuk e di çfarë e ka shtyrë PD-në të japë firmë për Endrit Shabanin. Mund të jetë shumë më i kulluar nga të gjithë ata që kanë qenë më parë, por PD-ja nuk e ka detyrim të mbështesë ata që ishin kundra tyre.
Në stofin real, PD-ja ka ikur si Kulla e Pizës. Po si vunë hu, atëherë do këputet shumë shpejtë majtas, ka ikur maja.
Unë kam qenë aty dhe ai që ka pak integritet njerëzor, nuk është ushtar… kemi qenë bashkë aty, na kanë thënë për të firmosur dhe s’e kemi bërë. Unë e grisa letrën. Duhet të kemi pak integritet.
Merre atë integritetin tënd, fute diku bashkë me atë letrën që të kanë dhënë. Të bëfsha… deputetë palaço.
Me firmë kryetari janë ushtarë. Ai që vete me votat e qytetarëve janë tjetër”, tha ndër të tjera Murrizi.
Të njëjtin qëndrim kishte edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, duke thënë: “Ka qenë gjithmonë e vështirë. Negociatat duhen sepse ka raste që janë të domosdoshme. Pazaret janë për interesa. Për zgjedhjet e avokatit të popullit, është shumë qesharake që firmosin dhe pastaj thonë kemi të drejtë të tërheqim firmën. Ka mungesë kohezioni dhe koordinimi. Edhe në raste të tjera e kam thënë, nuk është se ka ndonjë koordinim pune, veprimi. Nuk është biseduar me aleatët. Di që deputeti mund të tërhiqet, por është qesharakë të pendohesh”., tha Murrizi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
